Azdren Llullaku e ka nisur mbarë aventurën e tij të re në Rumani, atje ku ai ka shënuar rregullisht edhe në aventurat e tjera që ka pasur në të shkuarën.
Sulmuesi shpëtoi Concorida Chiajna nga humbja, në takimin që luajti në transfertë kundër Gloria Buzau. Goli i parë i ndeshjes u shënua që në fillim dhe ishte portieri i skuadrës së Llullakut që gaboi.
Dhjetë minuta më pas, sulmuesi shqiptar ia doli të shënonte me një goditje të fortë dhe të baraspeshonte shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi. /abcnews.al