Një aksident i trefishtë është raportuar në Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.
Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Lexo edhe: Makina përplas këmbësorin në Korçë
Po ashtu burime për Abcnews.al bëjnë me dije si pasojë e aksidentit se është krijuar trafik i automjeteve të cilët kanë mbetur të bllokuara.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./abcnews.al/