Një aksident është regjistruar në Korçë, për pasojë një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr. 17, ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur shtetasin A. B., rreth 50 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al/