Një shqiptar i cili ishte shkaktari i një aksidenti në Britani, ku si pasojë ka humbur jetën një 60 vjeçar dhe janë plagosur 14 të tjerë, është dënuar me 7 vite burg.
Mediat britanike bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në 31 tetor të vitit të kaluar, ku azilkërkuesi shqiptar Dorjan Çera rriti shpejtësinë e makinës në një kryqëzim dhe goditi një autobus drejtuar nga viktima Kenneth Matcham.
Matcham “fluturoi” nga automjeti i tij pas përplasjes së fortë të autobusit në juglindje të Londrës. Cera, 20 vjeç, nuk kishte asnjë sigurim ose licencë në atë kohë, dhe po drejtonte një “Skoda Octavia” të zezë që e kishte marrë duke përdorur dokumente false.
Ndër të tjera mësohet se makin aqë drejtonte shqiptari Cera, goditi edhe autobusin e dytë, ai u gjet në sediljen e shoferit nga një zjarrfikës. Në momentin e aksidentit pas një testi të zhvilluar i riu shqiptar ka rezultuar pozitivë me kokainë, ndërsa në testin e dytë gjykata ka theksuar se testi i bërë në gjak i ka dalë negativ. /abcnews.al