PD kërkoi transparencë për kufirin detar, Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD

schedule15:57 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:57 - 28 Gusht, 2020

Kryeministri  Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, ne lidhje me negociatat për detin me Greqinë.

Në deklaratën e saj PD-ja kërkon transparencë nga qeveria në lidhje me kufirin detar, dhe thekson se një ndryshim i tillë prej 12 miljesh nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje me shtetet që kanë brigje përballë ose ngjitur, siç ndodh në rastin e Greqisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon liderin e opozitës, duke theksuar se është një artist që se ka shokun.

LEXO EDHE:Negociatat për detin, PD: Duhet transparencë, çfarë parashikon konventa

Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!