Reperi me origjinë shqiptare që jeton në SHBA, Gashi ka publikuar me videoklip bashkëpunimin me artistin e njohur me famë botërore, Sting. Kënga është pjesë e albumit “1884”, që repei publikoi pak ditë më parë.
Më herët, Gashi në një intervistë për revistën Forbes, e cilësoi këtë projekt si bashkëpunimin e ëndrrave, për të cilin u shpreh se ndihej krenar. Kënga që mban titullin “Mama” është realizuar gjatë periudhës së karantinës.
“Për shkak të koronavirusit nuk kam pasur rastin të takohem me të. Por ne kemi kontaktuar dhe biseduar. I dërgova rekordin dhe ai e pëlqeu aq shumë sa që shkroi vargjet e tij. Pra, tani që ne jemi duke xhiruar videon, ne do të kemi një shans të takohemi dhe të flasim dhe të shohim se si po shkon. Jam shumë krenar edhe për regjistrimin. Jam shumë i lumtur për këtë.”, tha Gashi për “Forbes”. /abcnews.al/