Klubi i PSG-së ka disa kohë që po monitoron me kujdes situatën e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Rekordemenët francezë që fituan gjithçka këtë sezon në Francë dhe u shpallën nënkampionë të Europës kanë përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për shërbimmet e serbit.
Megjithëatë sipas raportimit të “Il Corriere della Sera”, kjo oferta nuk është e mjaftueshme për presidentin Lotito. Numri një i lacialëve kërkon më shumë para për 25-vjeçarin, por mund të fillojë negociatat me francezët.
Klubi kryeqytetas i ka premtuar Milinkovicit se nëse vjen oferta e duhur për të, atëherë ata do ta lënë të largohet. Mesfushori ka që në vitin 2015 që luan për Lazion që kur u ble nga Genku. Që nga ajo kohë ai numëron 162 ndeshje me lacialët në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe 29 gola. /abcnews.al