Rama thirrje Bjellorusisë: Pranoni kërkesën tonë për dialog e pajtim

schedule10:35 - 28 Gusht, 2020

schedule 10:35 - 28 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, i ka bërë thirrje presidentit Lukashenko që të pranojë të nisë negociatat për zgjidhjen e krizës politike, që ka pushtuar vendin që prej zgjedhjeve të 9 gushtit.

Duke folur nga Viena, në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE-së për krizën në Bjellorusi, Rama u shpreh se OSBE-ja do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar në këtë situatë të rrezikshme.

Kreu i qeverisë shqiptare njëherazi kryesuesi i OSBE-së, theksoi se e ardhmja e Bjellorusisë duhet vendosur përmes dialogut dhe jo përmes dhunës:

“Bjellorusia është një shtet anëtar i komunitetit tonë. OSBE është në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë.

E di që disa prej tyre kanë ngritur çështjen e marrëveshjes me Ukrainën në vitin 2014, por të jemi të kujdesshëm që të mos nisim rolin e fajit që nga ajo kohë. Le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimet dhe jo që dështimi të na pengojë.

U takon bjellorusëve të vendosin se si do të ecin përpara. Ne do të sigurohemi që kjo të jetë gjatë gjithë kohës pa u përpjekur të imponojmë asgjë mbi ta. Duhet të biem të gjithë dakord që për situatën të ketë patjetër një ulje tensionesh.

Organizata jonë mund të bëj të mundur perspektivat pozitive. Jam i gatshëm dhe jemi të gjithë, që të bëj të funksionoj në mënyrë të menjëhershme këto perspektiva.

I bëj thirrje Bjellorusisë: Jepini një mundësi kësaj kërkese që përpiqet për dialog e pajtim.

Ne ua detyrojmë këtë burrave, grave dhe fëmijëve të Bjellorusisë, që ata të përcaktojnë të ardhmen e Bjellorusisë përmes dialogut, dhe jo përmes dhunës”, tha ndër të tjera Rama./abcnews.al