Kosovë, shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 14 shtator

schedule19:21 - 27 Gusht, 2020

schedule 19:21 - 27 Gusht, 2020

Për shkak të situatës nga Covid 19, Kosova ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë me 14 shtator.  Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së, kanë bërë me dije lajmin për shtyrjen e nisjes së vitit shkollor 2020-2021.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar me çështjen e planit për fillimin e vitit të ri shkollor, meqë vendi gjendet në kohë pandemie.

“Ne edhe gjatë gushtit, edhe në takimet me Kryeministrin Hoti dhe Ministrin Likaj, me përfaqësues të prindërve, ne kemi thënë publikisht që do të angazhohemi me tërë forcat për të mobilizuar nxënësit për një vit të mbarë shkollor. Duke vlerësuar vlerën e madhe që ka shkolla për mësimin, nxënësit dhe mësimdhënësit – duke u nisur nga një përvojë jo bash e lehtë nga marsi për mësimin online”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!