Tre “faulle” për tre ditë: Profesorët e “Mjekësisë” shkelin sërish protokollet anti-Covid

schedule16:21 - 27 Gusht, 2020

schedule 16:21 - 27 Gusht, 2020

Universiteti i Mjekësisë vijon të krijojë çdo ditë lajm për mënyrën se si nuk duhet të sillen në raport me koronavirusin duke shkelur çdo protokoll sigurie me qëllim shmangien e përphapjes së infeksionit edhe pse kemi të bëjmë me mjekë.

Prof.Dr.Xheladin Dracini duke u prezantuar ne Fakultetin e Mjekesise

Sëfundmi, sërish nga fotot e publikuara nga vetë Universiteti i Mjekësisë, kanë dalë imazhet e mbledhjes për prezantimin e Prof.Dr.Xheladin Draçicit si dekan të Fakuletit të Mjekësisë.

Lexo edhe: Dje fshiu djersët, sot e hoqi fare: Rektori i “Mjekësisë”, s’i ka fare mirë raportet me maskën

Draçini është parë të hyjë në këtë mbledhje me maskë dhe doreza. Në lidhje me këto të fundit, OBSH ka këshilluar përdorimin e tyre vetëm në ambientet spitalore dhe kur ka kontakt direkt të stafit me të sëmurët, dhe jo si masa mbrojtëse nga koronavirusi.

Madje, OBSH e sheh përdorimin në ambiente të papërshtatshme të tyre si një shkak për përhapjen e virusit, shkruan abcnews.al.

Por, duket se mjekët e Universitetit të Mjekësisë nuk e kanë parasysh këtë fakt duke shkelur çdo protokoll.

Lexo edhe: Rektori i Universitetit të Mjekësisë maskën nuk e përdor vetëm për mbrojtje, por edhe për djersët

Më herët, kamerat fiksuan momentin kur Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata fshin djersët me maskën teksa ishte i ftuar në Presidencë.

Një ditë më pas, sërish Gjata dhe Xheladini u fiksuan nga aparati fotografik teksa festonin marrjen e detyrës nga ky i fundit me një kokteilj në prani edhe të personave të tjerë, duke shkelur kështu një tjetër protokoll sigurie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!