Rektori i Universitetit të Mjekësisë maskën nuk e përdor vetëm për mbrojtje, por edhe për djersët

schedule22:27 - 24 Gusht, 2020

schedule 22:27 - 24 Gusht, 2020

Presidenti Ilir Meta u dorëzoi gjatë ditës së sotme dekretet e emërimit rektorëve të universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet që u mbajtën në 30 korrik.

Mes tyre ishte edhe rektori i Universiteti të Mjekësisë, në Tiranë, Arben Gjata. Gjatë ceremoninë, kamerat kanë fiksuar një moment të sikletshëm.

Gjata, i cili është edhe pjesë e ekipit të Task Forcës Anti-Covid është djersitur, por siç duket rektori nuk kishte fasoleta me vete dhe për të fshirë djersët ka përdorur maskën.

Gjata shihet teksa fshin djersët me maskën që sugjerohet për ta përdorur për t’u mbrojtur nga Covid-19.

/abcnews.al