COVID-19 godet klubin e madh anglez, infektohen 4 futbollistë

schedule11:53 - 27 Gusht, 2020

schedule 11:53 - 27 Gusht, 2020

Një lajm jo i mirë për të gjithë tifozët e Chelsea. Janë plotë katër lojtarë të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, pas testimeve të bëra para fillimit të sezonit.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, Frank Lampard nuk do të ketë ta paktën deri më tani këto katër lojtarë në dispozicion. Bëhet fjalë për Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic dhe Fikayo Tomori, të cilët fatkeqësisht janë të gjithë të infektuar.

Të katër lojtarët janë izoluar tashmë dhe po ndjekin rregullat e vendosura nga qeveria britanike. Mendohet se futbollistët e bluve të Londrës janë infektuar në ishullin e Mykonosit, ku kaluan dhe pushimet verore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!