Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I kapi “gabimin” në foto, Luana Vjollca i kthehet ndjekëses

schedule09:40 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:40 - 27 Gusht, 2020

Përpos moderimit, Luana Vjollcën e kemi parë edhe në muzikë prej vitesh tashmë. Së fundmi, Luana solli një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar me artistin latin, Jay Santos. Kënga që mban titullin “Locos” u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani ka gjeneruar disa milion klikime në Youtube.

Së fundmi, Luana postoi disa foto në rrjete sociale, ku si gjithmonë shfaqej tepër tërheqëse, duke marrë kështu vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, ka patur nga ata që e kanë akuzuar moderatoren për fotoshop.

Një ndjekëse shkruan se edhe perdet janë deformuar nga fotoshopi, koment  i cili ka tërhequr dhe vëmendjen e Luanës “Po perdja nga ana tjetër pse ka ik mi zemër? Ndoshta era apo jo jo photoshopiii pupupu ca bën dhe kjo la nam.”, i është përgjigjur moderatorja.

Përsa i përket muzikës, Luana ka nisur punën për të sjellë një tjetër projekt. Ditën e djeshme publikoi një foto nga një studio muzikore, duke nënkuptuar kështu se së shpejti do të sjellë një tjetër hit, por nuk dihet nëse do të vijë sollo apo në një duet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!