Turistja austriake u gjet pas 9 orë kërkimesh të policisë në pyllin e Llogarasë. Turistja me iniciale A.W. 45 vjeç u gjet rreth orës 01:35 të mëngjesit.
Gjatë kërkimit morën pjesë rreth 20 forca policore, si dhe 15 persona nga agjensia e zonave të mbrojtura dhe banorët e zonës. Turistes iu dha ndihma e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo falenderoi Policinë e Vlorës si dhe të gjithë ata që u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit të saj /abcnews.al