Një 14-vjeçarje në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e banesës. Ngjarja njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 00:10, në rrugën e “Durrësit”.
Për pasojë adoleshentja R.H., ka mbetur e lënduar dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2020, rreth orës 00:10, në rrugën e “Durrësit”, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës, shtetasja me iniciale R.H, 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/