Rrjeti social “Facebook ” është bërë pjesë e përditshme e shumë njerëzve prej më shumë se një dekade.
Me shumë mundësi, shumica e përdoruesve kanë postuar qoftë edhe një herë, diçka për të cilën janë penduar.
Për ata që i duken postimet e vjetra jo të përshtatshme tani, mund t’i fshijnë ato një nga një dhe ky proces mund të jetë shumë i gjatë dhe i mërzitshëm. Por, konglomerati i rrjeteve sociale Instagram dhe WhatsApp, i vjen në ndihmë me një procedurë më të thjeshtë për fshirjen e këtyre postimeve.
Ndiqeni listën e mëposhtme dhe zbatojini të gjitha udhëzimet me rend:
– Kyçuni në aplikacionin e Facebookut në telefon
– Shkoni në prol dhe klikoni tri pikat për të hyrë në menu
– Klikoni kategoritë kështu si vijojnë: Activity Log > Manage Activity > Zgjidhni “Your Posts”
– Prekeni katrorin e vogël në mënyrë që postimet t’i arkivoni ose fshini
– Klikoni butonin “Trash” për të fshirë postimet.
Ndër të tjera, Facebook-u i ruan postimet e fshira në shportë për 30 ditë, para se të fshihen përgjithmonë në rast se një postim është fshirë gabimisht./abcnews.al