Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Operacioni antidrogë në Sarandë/ Gjykata lë në burg 15 të arrestuarit, 5 në arrest shtëpie

schedule19:10 - 8 Shtator, 2026

schedule 19:10 - 8 Shtator, 2026

Pas një seance maratonë, Gjykata e Sarandës ka vlerësuar masat e sigurimit për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, i zhvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil.

Prokurorja Esmeranda Basho ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për të 20 të arrestuarit, ndërkohë që gjyqtari Mexhit Doci ka lënë në fuqi këtë masë për 15 prej tyre.

Në burg janë lënë Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo Berhamaj, Klerjan Popshini, Devis Saliaj, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Shefqet Bezhani, Nazif Refitaj dhe Korado Omeri.

Për pesë të tjerë, Andrea Babi, Bledar Kovaci, Elvis Demcaj, Nikolin Rakipi dhe Flatun Lalaj, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Sipas burimeve nga seanca gjyqësore, për të gjithë të arrestuarit ka veprime stimuluese nga një agjent i infiltruar, i cili dyshohet se ka arritur të blejë lëndë narkotike prej tyre. Sipas burimeve, këto veprime janë dokumentuar edhe me fotografi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!