Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nis sesioni i ri i Kuvendit/ Balla: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision kombëtar!

schedule17:44 - 8 Shtator, 2026

schedule 17:44 - 8 Shtator, 2026

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Balla tha se grupi parlamentar socialist do të organizojë marrëdhënien me qytetarët përmes “Besës” dhe “Pranisë Besnike”.

Sipas tij, ky sesion mbart një përgjegjësi të madhe për Kuvendin, veçanërisht në funksion të procesit të integrimit evropian të vendit.

Ai theksoi se objektivi politik i mazhorancës është mbyllja e negociatave teknike deri në vitin 2030 dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.

“Ne, si grup parlamentar, hyjmë në këtë sesion në një mënyrë të re të organizimit të marrëdhënies sonë me njerëzit, përmes “Besës” dhe “Pranisë Besnike”. Ky është një sesion me një peshë të madhe përgjegjësie për detyrat që ka ky institucion drejtues në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të negociatave. Objektivi ynë politik është i qartë: mbyllja e negociatave teknike deri në vitin 2030 dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade, pra deri në vitin 2030.Ky është një objektiv kombëtar.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!