Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykatësit nuk bojkotojnë/ Vendimi i gjyqtarëve: Nuk i bashkohemi grevës

schedule18:59 - 8 Shtator, 2026

schedule 18:59 - 8 Shtator, 2026

Kryetarët e Gjykatave të Republikës pas më shumë se tre orë diskutime në lidhje me moskalimin e pagave për muajin gusht, vendosën që të mos bojkotojnë seancat gjyqësore dhe të vijojnë punën normalisht.

Në mënyrë të unifikuar ata kishin tre kërkesa, të zhbllokohen pagat e muajit gusht, të shlyhen pagesat e prapambetura sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të respektohen vendimet e Kushtetueses nga të gjitha institucionet.

Qëndrimi i gjyqtarëve përmbysi situatën e pakëndshme që u krijua gjatë kësaj të marte në tre gjykata të kryeqytetit. Gjykata Penale, Dhoma Civile dhe  Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm bojkotuan punën dhe bllokuan dhënin e shërbimeve për qytetarët, duke shprehur pakënaqesi për moskalimin e pagave për muajin gusht.



Situata pritet të normalizohet duke nisur nga e mërkura datë 9 shtator, pasi gjyqtarët nuk artikuluan ngritjen në grevë, por zgjidhjen e ngërcit të krijuar si pasojë e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe prokurorët gjatë mbledhjes së zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar zgjidhje përmes rrugëve ligjore dhe jo përmes bojkotit, situatë që do të sillte kaos për sistemin e drejtësisë.

Gjatë ditës së martë, proceset gjyqësore që ishin parashikuar të zhvilloheshin në Dhomën Penale, Civile dhe në shkallën e dytë të gjyqësorit u shtynë për shkak të bojkotit të punonjësve të administratës.

Bllokimi i pagave për magjistratët dhe punonjësit e administratës erdhi pasi Këshilli i Lartë Gjyqesor dhe ai i Prokurorisë miratuan rritje pagash për prokurorët dhe gjyqtarët , pa kaluar më parë për miratim në Kuvend, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i marrë në 17 shkurt të këtij viti dhe që kishte afat të fundit datën 31 korrik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!