Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Mazhoranca është solide”, Minxhozi: Përtej komunikimit me qytetarët, të investohen tek zgjidhjet e problemit

schedule18:25 - 8 Shtator, 2026

schedule 18:25 - 8 Shtator, 2026

Analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend ku theksoi se kjo vjeshtë paraqet një skemë politike dhe parapolitike interesante, nga e cila pret rezultate. Minxhozi nënvizoi se kriza sociale dhe ekonomike janë më të thella se ajo politike, e cila, sipas tij, nuk ekziston.

Duke iu referuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Minxhozi tha se shqetësimi është rritja e performancës së ekipit qeverisës.

Analisti kërkoi më shumë investim në zgjidhjen konkrete të problemeve të qytetarëve, përtej komunikimit politik.

“Politika shqiptare është më e prapambetur se nevojat që ka vendi për progres. Tashmë bashkekzistojnë disa lloje krizash, politike, institucionale, sociale dhe ekonomike. Politika ndodhet prapa nevojave të vendit dhe kërkohet një ritëm i shtuar. Është një skemë politike dhe parapolitike interesante këtë vjeshtë që shpresoj të prodhojë rezultate. Kemi një krizë të thellë sociale dhe ekonomike. Këto dy lloje krizash janë më të thella sesa ajo politike, që nuk ekziston. Sepse ka një mazhorancë solide, një listë të gjatë titullarësh, ka bazën ligjore. Pasi ke konsoliduar numrat, duhet të jesh dhe i llogaridhënës. Rama e ka shqetësimin për të rritur performancën e ekipit të tillë.

Më shumë sesa tek aparati i komunikimit, shkoni tek zgjedhësit, tek këshilltarët më shumë se tek ky proces. Nuk ka fort nevojë të shkosh në zonën tënde elektorale ku je i njohur. Çdo njeri e di si është situata, problemet në Shqipëri.

Do të doja më shumë investim që të ofrojnë zgjidhje përtej aktit komunikativ, që i sjell komfort qytetarit të thjeshtë, ku pasi e takon, ia zgjidh atë që ka.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!