Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Një trajler u përmbys dhe për pasojë drejtuesi humbi jetën.
Drejtuesi i trajlerit Nikolin Gjoni nuk mundit të mbijetojë. Ai humbi jetën sapo mbërriti ne spitalin e Kukësit. Në dishezën e madhe të Rrugës së Kombit në segmentin Fushë Dukagjion –Kolsh drejtuesi duket se ka humbur kontrollin.Ka prishur trafikndarëset dhe u përmbys në korsinë e kundërt të lëvizjes. Kabina e trajlerit u dëmtua keq çka i shkaktoi plagë të rënda 42 vjeçarit Gjoni.Zjarrfikëset dhe policia shkuan në vendngjarje. Procesi i nxjerrjes së drejtuesit nga automjeti ishte i vështirë.
Mjekët thanë se ai kishte pësuar shembje të brendeshme dhe nuk shpëtoi.
Rruga e Kombit u bllokua për më shumë se një orë e 30 minuta. Siç duket edhe nga pamjet pjerrësia e madhe e trasesë kalon 11%. Këtu shpesh drejtuesit humbasin kontrollin. Kryesisht ato të transportit të rëndë, të cilat sipas specialistëve riskojnë gjatë frenimit kur përshkojnë dishezen prej 3 km. Përveç kësaj, thonë njohësit e qarkullimit, edhe kthesat me rreze të ngushtë, nuk lejojnë manovrimet e drejtuesve të mjeteve.
Në këtë segment kanë ndodhur pesë aksidente ku kanë humbur jetën 13 persona në gjashtë vitet e fundit.
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata