Ballkani nuk po shikon vetëm për futbollistë në Shqipëri. Klubi nga Suhareka mori nga Skënderbeu Bajram Jashanicën dhe Nazmi Gripshin, ndërkohë që më parë pranë tyre është afruar edhe Haris Fakic.
Zyrtarisht nuk ka një pozicion për ish-drejtuesin e korçarëve, por ai është shumë pranë presidentit Arsim Kabashi. Të dy kanë planifikuar sot një takim me Nderim Nexhipin, drejtorin sportiv të Kukësit.
Zëri.info në Dardani shkruan se ata do të flasin për mundësinë e kalimit të ish-fantazistit te Ballkani në rolin e drejtorit sportiv. Nexhipi në Kosovë ka provuar të luajë me Dritën për gjashtë muaj dhe tani i ofrohet një mundësi për të qenë drejtues. /abcnews.al