Një aksident me 3 të plagosur ndodhi këtë diel në kryeqytet në zonën e Laprakës.
Sipas policisë, një automjet tip BMW X5 humbi kontrollin dhe përfundoi në një lavazh, duke lënë dy punonjës të lënduar, ndërsa në gjendje më të rëndë shëndetësore mbeti vetë drejtuesi i mjetit.
Gjithashtu, u dëmtuan edhe dy automjete që gjendeshin të parkuara në subjektin privat.
Paraprakisht mësohet që shoferi i mjetit tip BMW, i cili ka shkaktuar edhe aksidentin, ka thënë për policinë se i kishte dalë përpara një fëmijë dhe për të shmangur përplasjen e tij me makinë, është detyruar të devijojë mjetin./abcnews.al