Presidenti i SHBA Donald Trump është zyrtarisht kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden.
Trump, i cili synon një mandat të dytë si president i SHBA-ve mori shumicën e votave, siç pritej, në fillimin e një kongresi katër ditor republikan që mbahet në Charlotte, Karolina Veriore.
Trump mbajti fjalimin në Konventën Republikane, ku iu drejtua me një mesazh të pranishmëve.
“Kjo është zgjedhja më e rëndësishme në historinë e vendit tonë, mos lejoni që ata të largojnë prej jush,” tha Trump duke iu referuar demokratëve.
Në kongres do të marrin pjesë fëmijët e Trump, udhëheqësit republikanë dhe figura të tjera të rëndësishme. Sonte fjalimet do të mbahen edhe nga zëvendëspresidenti Mike Pence, si dhe ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley dhe një çift nga Misuri që “mirëpritën” protestuesit e mbledhur në lëvizjen “Lives Matter” me armë para shtëpisë së tyre. /abcnews.al