Moderatorja e njohur Eva Murati është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivat.
Ajo është ndalur në periudhën e gjimnazit dhe ka postuar në Instastoryn e saj disa foto që i përkasin atyre momenteve. Nga fotot kuptohet që moderatorja nuk ka ndryshuar shumë që nga atëherë, vazhdon të mbetet po ajo vajza natyrale dhe e ëmbël.
“Tani këto foto kujtohen me shumë nostalgji kur shpërndahen në grupe”, ka shkruar Eva krahas fotove, duke treguar se ndjen nostalgji për kohën kur ishte thjesht një gjimnaziste./Abcnews.al