Një nga aksidentet më të shtrenjta ka ndodhur në Zvicër. Tre makina luksoze janë përplasur me njëra-tjetrën, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gotthard Pass”në Alpet zvicerane, dhe dëmet e shkaktuara kapin vlerën e 3.400.000 eurove, shkruan abcnews.al.
Siç raportojnë mediat e huaja, aksidenti ndodhi pasi drejtuesit e Bugatti-t dhe Porche tentuan të parakalonin një makinë tjetër, që po lëvizte ngadalë. Përpos dëmeve të mëdha materiale, mbeti i plagosur edhe drejtuesi i Mercedes. /abcnews.al/