Serie A pushtohet nga koronavirusi, dy të infektuar te Fiorentina

schedule13:32 - 23 Gusht, 2020

schedule 13:32 - 23 Gusht, 2020

Sinisa Mihajlovic, trajneri i Bologna, goli pozitiv me COVID-19, ndërkohë që janë disa futbollistë në klube të ndryshme që janë infektuar. Pak çaste më parë, Fiorentina ka konfirmuar dy lojtarë të prekur nga virusi që ka pushtuar botën.

“ACF Fiorentina njofton se futbollistët Erick Pulgar dhe Simone Ghidotti janë testuar dhe kanë dalë pozitiv me COVID-19, në testet e zhvilluara pasditen e djeshme.

Të dy janë simptomatikë dhe u vendosën në izolim sipas protokollit dhe janë nën mbikëqyrjen e stafit teknik. Skuadra vazhdon përgatitjet sipas planit. Në ditët në vijim do të njoftojmë për të rejat e fundit”, shkruan klubi italian në njoftimin e bërë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!