Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43 vjeçar i cili ka mashtruar një qytetar të Durrësit duke i premtuar punësim.
Mësohet se Lulëzim Çifliku i ka marrë një shtetasi 3 milionë lekë të vjetra për një vend pune tek një institucion shtetëror në Durrës.
Ky i fundit pasi ka kuptuar që ishte mashtruar e ka denoncuar sekserin në polici. Lulëzim Çifliku rezulton person me precedentë penalë. /abcnews.al