Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Familja e dinte që po dilte me mua”, Indrit Bajraktari flet për herë të parë pas ngjarjes në Velipojë

schedule13:00 - 23 Gusht, 2020

schedule 13:00 - 23 Gusht, 2020

Indrit Bajraktari nuk i ka ndihmuar hetuesit e çështjes së mbytjes së 17-vjeçares Enisa Doda, as me deklaratat në sallën e gjyqit, gjate seancës për caktimin e masës së sigurisë.

25-vjeçari i arrestuar për këtë ngjarje, për here të parë ka folur në gjykatë.

“Me Enisa Dodaj dhe familjen e saj kam njohje për arsye se ajo ka motrën në Angli. Familja e saj e dinte se do dilte me mua. E mora motorin e ujit dhe isha duke i dhënë unë. Kemi ecur shumë larg nga bregu. Në një moment kam humbur kontrollin ndaj motorit dhe unë kam renë pa ndjenja. Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Pasi jam përmendur kam tentuar të eci me not drejt bregut. Një çift me motor uji më kanë thënë që po njoftojnë këta të pikës së lëshimit me qira të motorëve që të vijnë të më marrin. Ata më nxorën në breg,” është shprehur i riu.

Lexo edhe: Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, gjykata lë në burg Indrit Bajraktari

Bajrakatari deklaroi se kishte tentuar te largohej pasi ishte i frikësuar. Ndërsa shtoi se nuk e mbante mend pse çelësi i motorit gjendej në qafën e Enisës, ndërsa ishte ai qe drejtonte mjetin lundrues.

25-vjeçari tha gjithashtu se të dy nuk kishin jelekë shpëtimi.

I riu ka deklaruar se është i martuar ne Angli dhe janë në pritje të një fëmije. Pavarësisht dëshmive të të riut, do të jene hetimet që do të zbardhin të vërteten e mbytjes së 17-vjeçares Enisa Doda.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurores Françeska Lekani për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet për veprat penale” vrasje nga pakujdesia dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërsa avokati i të riut kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se Bajraktai kishte qëndruar 40 minuta pa ndjenja në ujë pas rrëzimit nga motori.

Avokati e ka cilësuar vdekjen e vajzqs si një vdekje aksidentale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!