Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

schedule13:14 - 22 Korrik, 2026

schedule 13:14 - 22 Korrik, 2026

Ngjarja ka ndodhur në afersi të ishujve të Ksamilit. Viktima është identifikuar Mihal Zoi, 61 vjec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është mbytur.

Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të viktimës, i cili ishte fundosur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë stuhisë.

Po hetohet në dy pista, atë të mbytjes aksidentale për shkak të motit të keq, por edhe atë të vetëvrasjes. Mësohet se viktima ishte i divorcuar dhe fëmijët i ka në Greqi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Ksamil / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar.

Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!