Artan Grubi: Ali Ahmeti nuk ikën nga drejtimi i BDI-së, është i pazëvendësueshëm

schedule16:30 - 22 Gusht, 2020

schedule 16:30 - 22 Gusht, 2020

Artan Grubi ka reaguar në lidhje me lajmin se do të jetë pasuesi i Ali Ahmetit në krye të BDI-së.

Sipas Grubit, marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga Gjykata Speciale do të gjasë vetëm dy ditë dhe gjithçka do të ndodhë në Prishtinë. Rrjedhimisht sipas tij, nuk ka nevojë që të emërohet dikush tjetër në krye të partisë, shkruan abcnews.al

Deklarata e plotë e Grubit

“Në lajmin e publikuar për intervistimin e Kryetarit Ahmeti nga Haga dhe gjoja dorëheqjen e tij nga BDI nuk ka asgjë të vërtetë.

Intervistimi i z. Ahmeti zgjat vetëm dy ditë dhe është në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa do të realizohet në Prishtinë në javën e parë të shtatorit.

Sa i përket tërheqjes, e përsëris, Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e veriut, por edhe në rajon dhe ai është kontribues kyç në stabilitetin, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!