FOTO/ 48-vjeçari nga Saranda bie nga fiku, momenti kur dërgohet me helikopter drejt Tiranës

schedule12:16 - 22 Gusht, 2020

schedule 12:16 - 22 Gusht, 2020

Një 48-vjeçar në Sarandë ka rënë nga pema e fikut mesditën e sotme duke pësuar lëndime të shumta në trup.

Mësohet se Dervish Mahilaj nga Vlora banues në Berdeshesh të Sarandës kishte hipur në fikun përpara shtëpisë së tij dhe ka rrëshqitur duke rënë në tokë.

Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës.

Gjendja e tij nuk është përmirësuar, ndaj mjekët në këtë spital kanë kërkuar transferimin e  tij drejt Tiranës.

48-vjeçari është dërguar menjëherë me helikopter në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

ABC News ka siguruar edhe foto nga momenti kur ai transportohet me helikopter drejt Tiranës/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!