Lionel Messi është në një situatë të paqartë sa i takon së ardhmes së tij. Ylli argjentinas duket se e ka humbur durimin te Barcelona dhe është gati për t’u larguar. Por, me ndryshimet e fundit te Barça, gjërat kanë ndryshuar për Messin.
Madje, “pleshti” ka marrë një vendim drastik. Sulmuesi katalanas ka ndërprerë dhe pushimet e tij, për t’u takuar urgjentisht me trajnerin e ri, Ronald Koeman.
Në këtë takim, mendohet se Messi do të mësojë gjërësisht për projektin e Koeman dhe pas takimit, do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Gjithçka pritet të mësohet gjatë 48 orëve të ardhshme./abcnews.al
Lionel Messi has called his holiday short to hold talks with new Barcelona boss Ronald Koeman, sources have told Goal ? pic.twitter.com/X5UnWAgE5W
— GOAL (@goal) August 20, 2020