Ministria e Arsimit njoftoi dje se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.
Ndërkohë që siç mëson abcnews.al ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi në shkolla dhe masat që do marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e Covid-19 në institucionet e arsimit.
Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj.
Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit:
–Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria
-Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respeketuar me përpikmëri orarin
-Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.
-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore
-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës
Qëndrimi dhe mësimi në klasa:
-Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra
-Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. ë klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen ë klasa të tjera.
-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato.
-Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
-Nuk lejohet ushqimi në klasë.
Protokollet mbi të cilat po punon ministria:
/abcnews.al