Të prekurit që kanë kaluar Covid-19 dhurojnë plazmën, Manastirliu publikon foton: Heronj!

schedule23:14 - 19 Gusht, 2020

schedule 23:14 - 19 Gusht, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet një vajzë e re që jep plazmën e saj, për tu përdorur më pas në kurimin e të sëmurëve që janë prekur nga Covid-19, terapi e cila tashmë do të aplikohet edhe në Shqipëri.

Një ditë më parë Ministria e shëndetësisë bëri një ftesë publike për të gjithë qytetarët që kishin kaluar sëmundjen infektive Sars-Cov-2 të dhuronin gjakun/ plazmën si një nevojë për të shpëtuar jetën e qytetarëve të cilët kanë komplikacione me sëmundjen.

Në foton e publikuar nga ministrja Manastirliu vajza e cila ka kaluar Covid-19, ka përfundur procesin e dhurimit të plazmës.

Personat që shërohen nga COVID-19 krijojnë antitrupa në gjakun e tyre kundër virusit.

Këto antitrupa gjenden në plazmën e gjakut (plazma konvulsive), e cila mund të përdoret te një person i infektuar.

Transfuzioni i këtyre antitrupave, krijon atë që njihet si imuniteti pasiv tek të sëmurit nga COVID-19.

Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë dhe është përdorur për trajtimin e të prekurve nga pandemia e Gripit Spanjoll në vitin 1918.

Një trajtim i tillë  me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar  nuk është konfirmuar se funksionon edhe tek të infektuarit me koronavirusin e ri dhe kjo metodë është ende në fazën hulumtuese  por ka dhënë rezultate të mira.

Por mjekët në spitale anembanë botës po e përdorin plazmën e të mbijetuarve, për të trajtuar pacientët me koronavirus, megjithatë furnizimet kanë qenë të kufizuara, sepse personat e infektuar ishin në numër relativisht të vogël dhe pak prej tyre kanë dhuruar gjak.

Tashmë edhe Shqipëria do të përdorë këtë trajtim për të sëmurët e prekur nga Covid-19.

Heronj ??

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, August 19, 2020

/abcnews.al