Victor Font, një nga kandidatët për presidencën e Barcelonës, ka theksuar se Ronald Koeman, trajneri i ri i Barçës, nuk është njeriu i duhur për ta çuar klubin përpara.
Sipas tij, Koeman është një mit i klubit katalanas, por po të ishte në dorën e tij, nuk do t’ia kishte besuar ekipin. “Nëse do të zgjidhesha president i Barcelonës, Koeman nuk do të ishte trajneri i skuadrës. Koeman është një mit te Barcelona dhe duhet t’i urojmë më të mirën për aventurën e tij në klub.
Shpresojmë të fitojë tripletën, por gjithsesi unë do të vazhdoja projektin e reformimit të klubit në të çdo strukturë, nga zëvendëspresidenti, te trajneri i fundit i sektorit të moshave”, u shpreh Font./abcnews.al