Një shqiptar, 21 vjeç, është vënë në pranga, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se i riu, është pikasur nga karabinierët në Brescia, në Bagnolo Mella, vetëm për faktin se po sillej në mënyrë të çuditshme.
Në momentin që policia e ndaloi, ai nuk foli fare, por u shtang dhe u bë dyll i verdhë në fytyrë. Ai nuk foli fare, duke lënë të kuptohej se ishte memec. Por karabinierët nuk kanë qëndruar të qetë.
Kështu pasi efektivët panë se 21-vjeçari edhe pasi i foli një person i specializuar në gjuhën me shenja, nuk reagoi u shoqërua në komisariat për kontroll.
Në gojën e të riut shqiptar u gjetën tetë doza me kokainë, plot pesë gramë.
Kjo ishte arsyeja e vërtetë, që e pengonte të riun, që nuk kishte precedent të mëparshëm penalë, që të fliste.
Ai u dënua me një vit e katër muaj burg dhe pritet të deportohet drejt Shqipërisë./abcnews.al