Shkollat do të hapen në muajin shtator me një protokoll strikt anti-covid, por ende nuk ka një datë zyrtare.
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se të gjitha vendet e botës po diskutojnë për këtë çështje delikate ndërsa shton se jo pak vende janë ende pa vendim sa i përket kësaj çështje.
Ai shprehet se çdo hap drejt hapjes së shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale.
LEXO EDHE: Manastirliu tregon kushtet për hapjen e shkollave: Duhen zbatuar këto rregulla të domosdoshme
“Shkollat do të hapen. Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.
Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama./abcnews.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/228649585103742/