Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka gjobitur me 500 mijë lekë të reja kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, për shkelje të standardeve të menaxhimit të mbetjeve urbane. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit deklaron se në shëtitoren e plazhit Drimadhes, firma e pastrimit prej disa ditësh nuk kishte kryer procesin e pastrimit të mbetjeve.
Ndërsa nga Bashkia Himarë, sipas ministrisë, nuk ishte marrë asnjë masë në lidhje me këtë problematikë, ndonëse ligji ngarkon pushtetin vendor me këtë detyrë. Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit thote se me 1 milionë e 500 mijë lekë të reja është gjobitur dhe firma e pastrimit. Në kuader të angazhimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për një territor më të pastër në prag të sezonit turistik inspektimet thotë ministria do të vijojnë në të gjithë vendin./abcnews.al