Armando Broja, sulmuesi i talentuar shqiptar, debutoi me fanellën e Chelsea në Premier League këtë sezon, si dhe mori pjesë edhe në kupën FA Cup. Pasi shkëlqeu me moshat, me konkretisht me ekipet U-19 dhe U-23, trajneri Frank Lampard vendosi t’i besojë dhe ta grumbullojë me ekipin e parë.
Gjithsesi, duket se trajneri anglez mendon se është ende herët që 19 vjeçari të jetë pjesë e rregullt e ekipit të parë dhe ka vendosur ta huazojë.
– Ampadu tries to get recall from Frank Lampard despite loan offers
– Broja set for Vitesse loan
– Bakayoko wants Milan
– Ugbo set for Cercle Bruges with Chalobah ?? loan: https://t.co/jFyFbjusvv#CFC
— Nizaar Kinsella (@NizaarKinsella) August 17, 2020
Broja do të kalojë në formë huazimi tek ekipi holandez, Vitesse. Duhet theksuar që Vitesse është klub satelit i Chelsea, gjithashtu me pronar Roman Abramovich. Broja pritet të kalojë 12 muajt e ardhshëm në Holandë, tek ish-ekipi i Milot Rashicës./abcnews.al


