Mbyllet materniteti i Lushnjes, “Ihsan Çabej”. Ky vendim është marrë pasi një gjinekologe dhe një infermiere kanë rezultuar te infektuar me COVID-19.
Mësohet se u është marrë tamponi gjithë stafit të këtij spitali.
Ndërkohë, vizitat mjekësore të grave shtatzëna do të zhvillohen në ambulancat dhe qendra shëndetësore të qytetit, si dhe në maternitetin e Fierit.
“Shërbimi i obsterikës dhe gjinekologjisë do të qëndrojë mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Çdo rast të paraqitet në maternitetin e Fierit”, thuhet në njoftim e afishuar në ambientet e jashtme të maternitetit.
Më herët është mbyllur edhe reparti i Gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit, pasi 4 infermiere rezultuan të infektuara./abcnews.al



