Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurororisë për të lënë një muaj në paraburgim ish-ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Naum Baliq.
Ky i fundit akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një paciente, e cila kishte shkuar bashkë me vajzën e sëmurë në spital.
Në njoftimin për media, thuhet se Baliq ka ftuar nënën e foshnjës brenda në zyrë dhe më pas i është afruar dhe e ka prekur pa pëlqimin e saj.
Kjo e fundit është larguar nga zyra e tij dhe ka kërkuar menjëherë ndihmë. Baliq u arrestua pas denoncimit të nënës së re e cila i tregoi bluve të Kosovës se si kishte ndodhur ngjarja.
Kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në skandal seksual. Në shkurt të vitit të kaluar ai u pezullua nga puna për shkak se ndaj tij u ngrit një tjetër akuzë e ngjashme./abcnews.al


