Flet 23-vjeçarja që u ngacmua nga ish-ministri: Më futi në dhomë, fiku dritën dhe më preku

schedule22:06 - 13 Gusht, 2020

schedule 22:06 - 13 Gusht, 2020

Flet 23-vjeçarja që u ngacmua seksualisht nga ish-ministri i Shëndetësisë, së Kosovës Numan Baliq.

Ajo thotë se pasi i ka vizituar vajzën, doktori ka dashur t’i tregojë pajisjet për shërimin e të bijës e cila qëndronte prej 17 ditësh në spital.

Më pas ajo tregon se ai e ka kapur përdore e ka futur në dhomë dhe më pas ka fikur dritën. Në intervistë për Klan Kosovën ajo shton se Baliqi i ka thënë se po i mat pulsin ndërkohë ka nisur duke e prekur.

 “Më kapi përdore dhe më msheli mrena me zor. E mshelli derën dhe ndali dritën. I thashë çele derën se thirra sigurimin.

Siç isha shtrirë, tha po du me ta mat pulsin e zemrën dhe tensionit. Më kapte, duke me më ledhatu. E shtyva dhe e çela derën dhe ika”, tha ajo.

Baliq u arrestua mesditën e sotme pas denoncimit të nënës së re e cila i tregoi bluve të Kosovës se si kishte ndodhur ngjarja.  Ky rast u pasqyrua edhe nga policia në komunikatën zyrtare për 24 orët e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në një skandal seksual. Në shkurt të vitit të kaluar ai u pezullua nga puna për shkak se ndaj tij u ngrit një tjetër akuzë e ngjashme./abcnews.al