“Russiagate”, tërhiqet avokati i Trump/ Presidenti zgjedh një tjetër përfaqësues

schedule22:46 - 2 Maj, 2018

schedule 22:46 - 2 Maj, 2018

Pas paralajmërimeve të hetuesve se do ta thërrisnin për ta marrë në pyetje, presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur një avokat të ri për ta përfaqësuar në çështjen “Russiagate”.

Avokati që përfaqëson presidentin Donald Trump në hetimin mbi lidhjet e përfolura mes stafit të tij elektoral dhe Rusisë është tërhequr. Taj Kob do të zëvendësohet nga Emet Flud një avokat që ka mbrojtur ish-presidentin Bill Clinton në një proces 20 vjet më parë. Zyra e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë tha për BBC se Kob kishte kohë që mendonte tërheqjen. Sidoqoftë, dalja e tij nga skena vjen në një kohë kur prokurori i posaçëm i “Russiagate”, Robert Mueller ka paralajmëruar se mund të thërresë për të dëshmuar vetë presidentin Trump. Që prej muajit të kaluar, kur kreu i shtetit deklaroi se ndihej shumë i lumtur me avokatët e tij, ekipi i përfaqësuesve ligjorë ka pësuar një sërë ndryshimesh. Kob, që iu bashkua ekipit të Shtëpisë së Bardhë gushtin e kaluar, thuhet se e kishte këshilluar Trump të bashkëpunonte plotësisht me prokurorin e posaçëm. Madje, ai i kushte sugjeruar edhe që të pranonte të merrej në pyetje nga komisioni hetimor. Ndërsa Flud, një avokat republikan, është një tip më luftarak dhe mund t’i bëjë ballë më mirë taktikave të Mueller. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!