Armando Sadiku mund të vendosë vetë për të ardhmen. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, nga sot është lojtar i lirë dhe klubi i Levante ka dalë me një njoftim për këtë. Sezonin e fundit Sadiku ishte pjesë e Mallaga në ligën e dytë spanjolle dhe shënoi 13 gola.
El #LevanteUD y Armando Sadiku resuelven su relación contractual
ℹ https://t.co/rKGT9Bg6mb pic.twitter.com/gBr3U8AaMh
— Levante UD ? (@LevanteUD) August 16, 2020
“Levante dhe Armando Sadiku kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën që ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021. Futbollisti shqiptar arriti te ne në janar të vitit 2018 nga Legia Varshava.
Një vit më vonë ai u bashkua me Lugano dhe në shtator të vitit 2019 u la në huazim te Malaga. Levante e falënderon për punën dhe profesionalizmin dhe i uron suksese profesionalisht dhe personalisht”, njofton klubi spanjoll. /abcnews.al