Lyon u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League dhe trajneri Rudi Garcia normalisht është shumë i kënaqur për atë që futbollistët e tij bënë në fushën e lojës. Ai doli para medieve dhe e nisi me një batutë.
“Kur luan kundër Manxchester City me Max Cornet në fushë, ne e dimë se e nisim ndeshjen 1-0 dhe për trajnerin është e lehtë (qesh)”, deklaroi Garcia, duke kujtuar tre golat që Cornet u shënoi vjet “Qytetarëve” në Champions.
Më tej, tekniku i Lyon shtoi: “Jemi krenarë për atë që kemi bërë, jam krenar veçanërisht për lojtarët e mi. Ata fituan 3-1 kundër një prej ekipeve favorite për të fituar Champions League.
Kjo do të thotë se kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi bërë mirë në çdo aspekt, kemi fituar një betejë në aspektin taktik, një betejë komunikimi, pasi grupi ishte i bashkuar dhe lojtarët inkurajonin njeri-tjetrin. Ka talente në këtë ekip dhe treguam shpirt ta lartë gare si grup”. /abcnews.al