Manchester City gjen më në fund golin e barazimit kundër Lyon, që kishte kaluar në avantazh në minutën e 24-t.
Rahem Sterling veproi bukur në krahun e majtë të sulmit dhe dhuroi një asist drejt Kevin De Bruyne në minutën e 69-të.
KING KEVIN DE BRUYNE ??? pic.twitter.com/6kgoJ2jyFO
— AGÜERO MIL GRAU™ (@AgueroMilGrau) August 15, 2020
Belgu nuk u mendua dy herë dhe goditi menjëherë me të djathtën, duke mposhtur portierin e ekipit francez.
Çlirim dhe festë e madhe për Pep Guardiolën dhe gol shumë i rëndësishëm për “Cityzens”, që kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në 1/2 finalet e Champions. /abcnews.al