Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë. Ambulanca që po transportonte një të sëmurë ka përplasur një 10 vjeçar i cili po tentonte të kalonte rrugën.
Burime për Abc News bëjnë me dije se i mituri nga Lezha prej dy ditësh së bashku me familjen e tij po priste në radhë për të kaluar në vendin fqinj Greqi.
Djali është fëmijë e familjes Ndoj nga Lezha, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë mësohet se aktualisht trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës ndërsa shoferi i ambulancës ndodhet në gjendje shoku.
LEXO EDHE: Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën
Në Kakavijë prej disa ditësh vijojnë radhët kilometrike të makinave që presin të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Temperaturat e larta e kanë vështirësuar më shumë pritjen në këtë pikë kalimi, ku herë pas here qytetarë të moshave të ndryshme kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore.
Gjithashtu situatë e rënduar dhe radhë të gjata ndodhen dhe në Kapshticë./abcnews.al