Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jurgen Klopp pa rivalë në Premier League, zgjidhet më i miri i sezonit

schedule11:38 - 15 Gusht, 2020

schedule 11:38 - 15 Gusht, 2020

Nuk kishte dyshime dhe tani është zyrtare: Jurgen Klopp emërohet trajneri më i mirë i sezonit në Premier League. Rivalët e tij ishin Frank Lampard, Brendan Rodgers dhe Chris Wilder. Sigurisht, gjermani kampion me Liverpool pas 30 vitesh, e meritonte.

“The Reds” bënë një sezon fantastik, duke e mbyllur në vendin e parë me 18 pikë më shumë se Manchester City. Kur kujton forcën e skuadrës së Guardiolës, e vlerëson edhe më shumë titullin e marrë nga Liverpool këtë sezon.

Skuadra e Klopp e siguroi titullin shtatë javë para mbylljes së kampionatit, ndërkohë që humbjen e parë e pësoi më 29 shkurt kundër Watford. Deri në atë moment Liverpool kishte lënë vetëm dy pikë rrugës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!