Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën

schedule10:31 - 15 Gusht, 2020

schedule 10:31 - 15 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë ku ambulanca ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Gazetari Orgest Sako, raporton për Abc News se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpëjtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore.

Viktima e kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në Kakavijë ishte një 14 vjeçar.

LEXO EDHE: Mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi, qytetarët: Nuk kemi asnjë informacion

Prej ditësh në këtë pikë kufitare vijojnë radhë të gjata automjetësh të cilat presin për të kaluar në shtetin grek. Radhët cnë Kakavijë kanë kaluar mbi 22 km ku familje me fëmijë dhe të moshuar qëndrojnë në temperatura ekstreme.

Ndërkaq një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme është shprehur se shkak për këtë vonesë është procesi i marrjes së tamponit nga pala greke./abcnews.al